Rusët në mes të luftës në Ukrainë, merren me temën e preferuar -bombardimet e Jugosllavisë

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 11:32
Rusët në mes të luftës në Ukrainë, merren me temën e preferuar -bombardimet e Jugosllavisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka folur për një televizion të Republika Srpskas në Bosnje që kontrollohet nga Milorad Dodik për temën e preferuar të saj atë të bombardimit të Jugosllavisë para 23 vjetësh.

Zaharova që është e njohur për propagandën kundër perëndimit ka thënë se në bombardimet e NATO-s janë vrarë edhe ushtarë të NATO-s.

“Jo vetëm serbët janë vrarë, edhe ushtarë të NATO-s janë vrarë, më së shumti italianë që s’kanë pasur mundësi të marrin kompenzim për shumë vjet. Askush s’u ka thënë atyre se asgjë kur janë sëmurë me sëmundje onkologjike”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se aktorët perëndimorë siç është aktorja hollivudiane Angelina Jolie s’e ka vizituar Beogradin kur është bombarduar, kjo pasi Jolie ka vizituar Ukrainën pas agresionit rus.

“Asnjë ‘Angelina Jolie” s’ka udhëtuar për në Beograd dhe s’u ka mbajtur dorën fëmijëve që janë helmuar. S’është interesante”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)