Si e priti Scholz propozimin e Macronit për Europën, dhe çfarë vërejtje i bëri për Ballkanin

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 11:40
Si e priti Scholz propozimin e Macronit për Europën, dhe çfarë vërejtje i bëri për Ballkanin

Macron ka propozuar një rimodelim gjeografik dhe të organizimit të Bashkimit Evropian në një fjalim që ka mbajtur në Parlamentin Evropian por pa dhënë specifika.

Propozimin e tij ia ka prezantuar edhe Kancelarit Scholz me të cilin pati takim në Berlin.

Scholz duket se e priti idenë e Macron me mirësjellje por jo me aq përkushtim.

Scholz e përshkroi atë si “një propozim shumë interesant për t’u marrë me sfidën e madhe me të cilën po përballemi”.

Ai tha se ishte “absolutisht e nevojshme për të gjetur mënyra” për më shumë vende për t’u lidhur ngushtë me BE-në.

“Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur për propozimin që do të diskutojmë këtu tani,” tha Scholz shkruan Politico.

Sidoqoftë, Scholz ofroi një paralajmërim të koduar se plani i Macron nuk duhet të përdoret për të penguar vendet që kanë punuar tashmë për shumë vite drejt anëtarësimit në BE – me pak entuziazëm nga Franca.

“Është e qartë se kjo duhet dhe nuk do të na shkëpusë nga proceset e anëtarësimit në të cilat ne tashmë po punojmë për kaq gjatë”, deklaroi Scholz, duke shtuar se “guximi” që kishin marrë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shpërblehet duke hapur ose avancuar zgjerimin.

(Kosova Sot Online)