Osmani në Washington, Presidenca tregon se çfarë bisedoi me këshilltarin kryesor të Biden

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 13:51
Osmani në Washington, Presidenca tregon se çfarë bisedoi me këshilltarin kryesor të Biden

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Washington ku po merr pjesë në Konferencën e Mynihut. Presidentja atje ka takuar edhe këshilltarin kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan.

Në një komunikatë për media nga zyra për media e presidentes, kanë treguar se Osmani dhe Sullivan kanë biseduar lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe me sfidat me të cilat po përballet rajoni.

Osmani gjithashtu ka falënderuar administratën amerikane për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në Evropë.

 “Ajo falënderoi administratën e presidentit Biden për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në kontinentin tonë, e mbi të gjitha për përkrahjen e jashtëzakonshme që historikisht ia kanë dhënë Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti presidenti Biden”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

(Kosova Sot Online)