Disa muaj pa u parë, sa kanë ndryshuar Thaçi dhe Veseli
Ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli; të dy themelues dhe drejtues të Ushtrisë Çlirimtare, kanë pasur sot një paraqitje publike në Hagë, pas plotësimit të aktakuzës për krime lufte. U bë më shumë se një vit prej kur ata janë burgosur e të dy duken më ndryshe në pamje.
Hashim Thaçi është paraqitur sot në Gjykatën Speciale, për t’u deklaruar i pafajshëm rreth akuzave të reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë – të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Njësoj edhe bashkëpunëtori i tij, Kadri Veseli.
Një vit e gjysmë në burg ka lënë gjurmë në pamjen e dy ish-liderëve kosovarë. Paraqitja e tyre e sotme është komentuar edhe rreth asaj se si dukeshin.
Paraqitja e parë e ish-Presidentit Thaçi në një seancë të Gjykatës Speciale, në fillimin të nëntorit dhe kjo e sotmja dëshmon ndryshimet që ka pësuar ai në dukje.
Thaçi në nëntor, 2020; Thaçi në maj, 2022
Akuzat e reja, të shtuara në aktakuzën që ishte konfirmuar kur ai u mor nën Hagë, ka thënë se nuk i ka kuptuar, pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexojë, për shkak se janë shumë të redaktuara.
Paraqitja e sotme e ish-Presidentit Thaçi; 10 maj, 2022
“Zoti gjyqtar theksova edhe njëherë amendamentet e juaja shtesë janë të redaktuara, jam munduar t’i lexoj, nuk kam arritur, prandaj nuk kam mundur edhe t’í kuptoj dhe deklarohem i pafajshëm”, tha Thaçi.
Edhe ish-kryeparlamentari Veseli ka dalë para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas aktakuzës së re, të ndryshuar të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi në gjykatë më 29 prill.
Veseli foli i qetë sot para gjykatësit të procedurës paraprake, por duke përcjell vërejtjet e tij për Gjykatën.
Ish-kryeparlamentari duket më ndryshe se paraqitjet e mëparshme që ai i ka pasur.
Kadri Veseli sot në Hagë
10 maj, 2022
Veseli është prej të burgosurve që i ka rënë të kthehet në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të prindërve të tij.
Dy prindërit e Veselit kanë vdekur gjatë kohës që ai po qëndronte i burgosur në Hagë.
Bashkë me Thaçin dhe Veselin, të akuzuar janë edhe eprorë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasiniqi.
(Kosova Sot Online)