Detaji interesant në paraqitjen e Jakup Krasniqit në Speciale, përtej fjalimit

  • E.K /
  • 10 May 2022 - 15:08
Detaji interesant në paraqitjen e Jakup Krasniqit në Speciale, përtej fjalimit

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, u paraqit në seancën dëgjimore para Gjykatës Speciale. Për këtë paraqitje, ai e kishte përgatitur një fjalim.

Fjalimi dhe deklarimi i tij se është i pafajshëm s’ishin krejt karakteristikat e kësaj paraqitjeje. Ish-zëdhënësi i UÇK-së i ka dhënë rëndësi edhe paraqitjes së tij fizike.

Për paraqitjen e sotme, Krasniqi kishte zgjedhur ta vendoste një kravatë kuq e zi, me shqiponja të vogla të zeza mbi këmishën e bardhë.

Krasniqi u deklarua i pafajshëm, ndërsa pati një fjalim të gjatë kur gjykatësi Nicolas Guillou e pyeti nëse e ka marrë aktakuzën e re dhe nëse i ka lexuar akuzat.

(Kosova Sot Online)