
Boris Johnson shkon t’i inkurajojë dy shtetet skandinave t’i bashkohen NATO’s

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të udhëtojë drejt Suedisë dhe Finlandës të mërkurën, derisa dy vendet po e konsiderojnë anëtarësimin në NATO.
Suedia dhe Finlanda pritet që ta marrin vendimin se kur do të aplikojnë në NATO, këtë muaj
“Nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë më të gjerë të Europës”, ka thënë zëdhënësi i kryeministrit.
Rusia ka paralajmëruar të dyja vendet në rast se ato vendosin që t’i bashkohen Aleancës, duke thënë se ky hap nuk do të sjellë stabilitet në Europë.
(Kosova Sot Online)