Arrestohet zyrtari komunal i Novobërdës

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 09:52
Arrestohet zyrtari komunal i Novobërdës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar i Komunës së Novobërdës të martën nën dyshimin se kishte falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve. Ai dyshohet se ka përfituar mbi 2000 euro, duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Mendohet se keqpërdorimet janë bërë nga viti 2016.

“Novobërdë, Gjilan (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore me datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i Komunës së Novobërdës nën dyshimin se ka falsifikuar dokument zyrtar (listën e vijueshmërisë së punëtorëve). Dyshohet se i dyshuari ka përfituar shumën prej dy mijë (2000) € duke dëmtuar buxhetin e komunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)