Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të ndodh tash e pa vonesë sipas planit amerikan

Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të ndodh tash e pa vonesë sipas planit amerikan
Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të ndodh tash e pa vonesë sipas planit amerikan

Dr. Hysni Aliu

  • 11 May 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

Nga mediet fatkeqësisht nuk u vërejt një fjali e thënë nga kryeministri Kurti pas takimit me kancelarin Gjerman Shulc, ku Z. Kurti tha” Ne jemi për marrëveshje përfundimtare ku njohja është në qendër, e jo për marrëveshje ku njohja do vinte në fund të procesit” dhe ky është thelbi i problemit në mes të menduarit amerikan dhe evropian, sepse Gjermania me Francën e sugjerojnë një proces hap pas hapi ku njohja do vinte në fund( njohje që s’do vinte kurrë në realitet) ndërsa SHBA-të e duan njohjen në qendër, pra të gjitha gjërat në një paketë, ashtu siç ishte marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën.

-Para një kohe pata insistuar në dy çështje. E para ishte që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet të ftohen në SHBA për të biseduar detajet e asaj se si e sheh SHBA ja fundin e procesit të dialogut me Serbinë dhe cila është strategjia që Kosova duhet ta ndjek në këtë dialog. Fatmirësisht, kjo ndodhi dhe tani më edhe z Kurti edhe Znj. Osmani gjenden atje ku është shtëpia jonë e dytë. Pas këtyre takimeve, te udhëheqja Kosovare ma nuk guxon të ketë dilema se çka duhet e çka s’duhet të pranohet në Bruksel.

E dyta që e kam kërkuar, është vërja e Serbisë para një situate që nëse nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, humbë më shumë sesa nëse e pranon, pra vendosja para një akti të kryer, ku nëse Kosova s’pranohet nga Serbia, atëherë zhduket kriminaliteti nga veriu i Kosovës, dhe mbyllen të gjitha organet paralele të Serbisë që ende funksionojnë në Kosovë, duke përfshi këtu edhe fundosjen e idesë për asociacionin, gjithashtu Kosova pranohet në NATO dhe pranohet nga 5 vendet e BE se, dhe në OKB. Një situatë e tillë do ta detyronte të vendosë në mes dy të këqijave për një të keqe që është më pak e keqe. Në situata tjera, jam shumë skeptik që Serbia do pranonte pavarësinë. Nëse dikush flet për momentumin që e përmendnin Thaçi, Isa e Batoni, atëherë në të vërtetë pikërisht tani është momentumi i duhur për të shkuar në marrëveshje finale.

Nëse tani nuk dimë ta shfrytëzojmë këtë momentum, atëherë e ardhmja mund të jetë e zymtë për ne. Çështjen e tretë që e kam kërkuar është edhe shndërrimi i shteteve shqiptare në një Izrael të dytë për nga fuqia ekonomike, ushtarake dhe e teknologjisë. Lëvizjet e fundit të diplomacisë Kosovare dhe amerikane janë duke i shtyrë gjerat në atë drejtim, thellimi i marrëdhënieve me Izraelin i shërben pikërisht këtij dimensioni. Më shqetëson vetëm raporti i disa vendeve të BE- së që do të mbajnë në raport me zgjidhjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Nga mediet fatkeqësisht nuk u vërejt një fjali e thënë nga kryeministri Kurti pas takimit me kancelarin Gjerman Shulc, ku Z. Kurti tha” Ne jemi për marrëveshje përfundimtare ku njohja është në qendër, e jo për marrëveshje ku njohja do vinte në fund të procesit” dhe ky është thelbi i problemit në mes të menduarit amerikan dhe evropian, sepse Gjermania me Francën e sugjerojnë një proces hap pas hapi ku njohja do vinte në fund( njohje që s’do vinte kurrë në realitet) ndërsa SHBA-të e duan njohjen në qendër, pra të gjitha gjërat në një paketë, ashtu siç ishte marrëveshja e Dejtonit për Bosnjën psh.

Përdorimi i kësaj fjalie nga Kurti në prezencë të kancelarit gjerman më bëri të dyshoj, në atë, se mos mundësisht edhe kancelari i ri gjerman po mendon sikurse kancelarja Merkel ku përdhelej dhe kuptohej Serbia ndërsa Kosovës i kërkoheshin lëshimet siç ishte lëshimi për asociacionin. Nëse është kështu, dhe evropianët s’janë mbushur ende mend, atëherë ju takon SHBA-ve të ju thotë mjaft edhe mjaft, tani është koha të ecim para, me ju ose pa ju dhe të vihet në përdorim plani B.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".