Detaje të reja për rrahjen në lokalin e komunitetit LGBTI, arrestohet 26-vjeçarja që grushtoi një vajzë

  • G.G /
  • 11 May 2022 - 10:57
Detaje të reja për rrahjen në lokalin e komunitetit LGBTI, arrestohet 26-vjeçarja që grushtoi një vajzë

Gazeta Sinjali sot raportoi për një përleshje në lokalin e komunitetit LGBTI “Bubble”, në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku një vajzë 21-vjeçare e pësoi nga sulmi që ia shkaktoi një 26-vjeçare brenda hapësirave të lokalit. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se Policia ka arritur ta prangos të dyshuarën, derisa janë zbuluar edhe të dyshuar të tjerë.

Siç mëson Sinjali, Policia ka arritur të arrestojë disa të dyshuar dhe të intervistojë dëshmitarët që ishin në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja.

Por si erdhi deri te inicidenti?

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi e dyshuara V.B., nisi ta sulmojë papritur me grushte viktimën 21-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë. Ngjarja që ndodhi në orët e mbrëmjes është filmuar në kamerat e sigurisë, ku shihet se si u rrah viktima.

Sipas burimeve të Sinjalit, posa njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarën në stacion policor, ku pas matjes së alkotestit ka rezultuar se është e dehur. Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që e njëjta të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa për dy të dyshuar të tjerë, J.B., 22-vjeçar dhe J.B., 17-vjeçar është iniciuar rasti si “kanosje”.

(Kosova Sot Online)