Një dron si ai që ra në Zagreb, tash u rrëzua në Ukrainë

  • E.K /
  • 11 May 2022 - 12:16
Një dron si ai që ra në Zagreb, tash u rrëzua në Ukrainë

Ukrainasit njoftuan se rrëzuan një dron zbulues sovjetik Tu-141 dhe këtë e vërtetuan me një video në rrjetet sociale.

Informacioni është interesant duke pasur parasysh se bëhet fjalë për të njëjtin lloj droni që u rrëzua në Zagreb në muajin mars, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Ushtria ukrainase rrëzoi një dron të rrallë zbulues sovjetik Tu-141”, thanë ukrainasit. 

Një dron Tu-141 i prodhimit sovjetik u rrëzua në Zagreb më 10 mars në orët e vona të mbrëmjes në një livadh. Droni kaloi në hapësirën ajrore rumune, ku mbeti vetëm 3 minuta, pastaj përmes hapësirës ajrore hungareze, ku qëndroi 40 minuta. Ai hyri në hapësirën ajrore kroate me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë në një lartësi prej 1,300 metrash.

Pas shtatë minutash në hapësirën ajrore kroate, droni u rrëzua. Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale në veturat përreth, por nuk ka pasur viktima.

(Kosova Sot Online)