Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Pecit

  • G.G /
  • 11 May 2022 - 12:38
Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Pecit

Deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje pasi u mblodhën sot në Kuvendin e Kosovës, në nderim të legjendës së boksit shqiptar, Xhevdet Peci, i cili vdiq të hënën.

“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Më pas deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar ish-boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)