Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje

  • A.P /
  • 11 May 2022 - 20:59
Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë, Xhaferi i bërtet Micevskit: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë seancës parlamentare, kur koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski kërkoi fjalim, por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk e lejoi.

Xhaferi kërkoi votim për rendin e ditës, ndonëse paraprakisht fjalën ua kishte dhënë dy deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët nuk dolën në foltore.

Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.

“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

Më pas ka ndodhur një kaos i vërtetë dhe në një moment Xhaferi i ka bërtitur Micevskit.

“Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”, i tha Xhaferi Micevskit.

“Mos më prek, mos më sulmo”, ka reaguar Micevski, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”. Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski reagoi: “Ty turp, turp, çfarë agjende”.

Derisa deputetët po votonin, Xhaferi i tha Micevskit: “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, mos më afro

Kosova Sot Online)