Vrasje në tentativë ndaj babës dhe djalit në Prishtinë

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 09:02
Vrasje në tentativë ndaj babës dhe djalit në Prishtinë

Babë e djalë janë sulmuar me thikë nga një person i dyshuar dje në Prishtinë. Sipas policisë sulmi ka ardhë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që djali kishte me disa persona.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për persona të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/ Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.

(Kosova Sot Online)