Pejë: Ishte raportuar e zhdukur, gjendet vajza e mitur e cila po bashkëjetonte me personin nën moshën 16 vjeç

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 09:27
Pejë: Ishte raportuar e zhdukur, gjendet vajza e mitur e cila po bashkëjetonte me personin nën moshën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arritur dje që të gjejë një femër e cila ishte raportuar e zhdukur.

Në raportimin e familjes ishte thënë se e njëjta ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhej.

Pas një pune hetimore, Policia ka arritur të gjejë atë bashkë me të dyshuarin të cilët ishin duke bashkëjetuar.

Po ashtu u tha se viktima në këtë rast kishte shkuar me dëshirë dhe qëllim që të martoheshin.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PERSON I ZHDUKUR,BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Rr. Kurt Abazi, Pejë 11.05.2022 – 16:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhej. Pas një pune hetimore është arritur të gjendet viktima së bashku me të dyshuarin mashkull kosovar të cilët ishin duke bashkëjetuar dhe viktima kishte shkuar me dëshirë me qëllim që të martoheshin. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)