Gjuajtje me armë zjarri në lokalin ku po mbahej muzikë live në Prizren

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 10:03
Gjuajtje me armë zjarri në lokalin ku po mbahej muzikë live në Prizren

Një person i dyshuar ka hyrë në një lokal ku po mbahej muzikë live në Lubizhd të Prizrenit dhe ka shtënë me armë zjarri.

Nga shkrepjet e plumbave nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Hetuesit policorë dhe krim-teknika në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë gëzhoja, dy predha dhe dy mbështjellës të predhave.

Personi i dyshuar është në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datën 11 maj 2022, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri në një lokal ku mbahej muzikë ”live” në fshatin Lubizhd  të Prizrenit. Veprimet policore ishin të menjëhershme. Policia ka kontaktuar me  dy punëtorë (dëshmitarë) të cilët kanë qenë në lokal. Ata kanë deklaruar se një person ka hyrë me një armë automatike dhe kishte gjuajtur me të. Nuk kishte persona të lënduar përveç dëmeve materiale dhe i dyshuari ishte larguar. Hetuesit policorë dhe krim teknika  në vendngjarjes kanë gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale: gjashtë (6) gëzhoja, dy (2) predha dhe dy (2) mbështjellës të predhave. Lidhur me ketë rast  është njoftuar prokurori kujdestar me veprimet e ndërmarra. Personi i dyshuar është në kërkim. Rastin po e heton Sektori i Hetimeve të stacionit policor në Prizren.

(Kosova Sot Online)