Takohen dy drejtorët e policive nga Kosova dhe Franca, detaje nga diskutimi i tyre

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 10:41
Takohen dy drejtorët e policive nga Kosova dhe Franca, detaje nga diskutimi i tyre

Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila është zhvilluar në Zagreb të Kroacisë, ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Nacionale të Francës z. Frédéric VEAUX, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët.

Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet edhe përmes takimeve të ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes të hetimeve të krimeve kibernetike, atyre financiare dhe kontrabandimit të migrantëve”, njofton PK.

Drejtori Mehmeti falënderoi drejtorin Veaux për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në sfera të ndryshme, që Policia e Francës ka bërë ndaj Policisë së Kosovës, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)