Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë, shqetësohet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 11:37
Vuçiq mbledh nesër Këshillin e Sigurisë, shqetësohet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë do të mbahet nesër në ora 11:00.

Sipas raportimit të mediave serbe, kjo është vendosur së fundi nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri tek vendimi thuhet se erdhi pasi Vuçiq mori dje lajmin se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës do të dorëzojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu Vuçiq dje thuhet të ketë pranuar informatën se tash e tutje vetëm ato vende nga Ballkani Perëndimor të cilat i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, do të mund të marrin pjesë në takimet ku do të diskutohet për politikën evropiane të sigurisë.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e jashtëzakonshme ku është miratuar nisma për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

(Kosova Sot Online)