Vuçiq: Drejtuesit e Kosovës më të fortë, SHBA i mbështet që ne të njohim shtetësinë e tyre

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 12:39
Vuçiq: Drejtuesit e Kosovës më të fortë, SHBA i mbështet që ne të njohim shtetësinë e tyre

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përsëri në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Ai tha se tashmë është konfirmuar se Kosova ka miratuar nismën për aplikim në Këshill të Evropës.

Vuçiq shkoi edhe më tutje duke thënë se Kosova ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit.

“Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa pas dhjetë vjetësh shkeli marrëveshjen e Brukselit, si dhe rezolutën 1244”, shtoi ai.

Vuçiq madje tha se do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur vendin tonë. Drejtuesit e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore dhe ne jemi vend i vogël liberal që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, shtoi Vuçiq.

Ai madje tha se pala e Kosovës do të bëjë gjithçka që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ata morën mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në Partneritetin e Paqes, e gjithë kjo nuk u vlen sepse nuk marrin dritën jeshile nga Serbia”, theksoi presidenti serb.

Ai tha se është e qartë se SHBA dëshiron që Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës, për këtë arsye dhe nuk kanë reaguar fare.

(Kosova Sot Online)