Aksidentet në komunikacion, 43 qytetarë për 24 orë kërkuan ndihmë në Emergjencë

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 13:25
Aksidentet në komunikacion, 43 qytetarë për 24 orë kërkuan ndihmë në Emergjencë

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, 43 persona kërkuan ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni.

“Brenda kësaj kohe, aty janë trajtuar edhe 244 pacientë- 94 prej tyre u trajtuan  në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar 94 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

Në bazë të raportit të punës, nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 47 ishin raste kirurgjike, 68 raste internistike dhe 57 ishin raste ortopedike”, njofton SHSKUK.

(Kosova Sot Online)