Hysni Gucati vjen në Kosovë, do të vizitojë babanë e tij në spital

  • G.G /
  • 12 May 2022 - 14:12
Hysni Gucati vjen në Kosovë, do të vizitojë babanë e tij në spital

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

(Kosova Sot Online)