Piu ilaçe, dështon plani i të burgosurit, çfarë iu vodhi mjekëve

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 14:50
Piu ilaçe, dështon plani i të burgosurit, çfarë iu vodhi mjekëve

Një i burgosur në burgun e Drenovës ka konsumuar një sasi ilaçesh dhe më pas është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Abc mëson se pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.

Ky person mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme.

Ende nuk janë zbardhur detaje të tjera nga kjo ngjarje.

(Kosova Sot Online)