Maliqi: Ideja e anëtarësimit të Kosovës në KE erdhi nga partnerët perëndimor

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 15:22
Maliqi: Ideja e anëtarësimit të Kosovës në KE erdhi nga partnerët perëndimor

Analisti Shkëlzen Maliqi, ka thënë se ideja që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës vjen nga ambasadat dhe qarqet diplomatike perëndimore.

Kosova sot zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Këshilli i Evropës. Sipas Maliqit, nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj organizate, ekziston mundësia për të përmirësuar statusin e saj ndërkombëtar.

“Ideja që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës erdhi nga ambasadat dhe qarqet diplomatike perëndimore, për të përfituar nga situata kur Rusia nuk është më anëtare. Me sa dimë, dy të tretat e vendeve evropiane janë të irrituara nga agresioni rus në Ukrainë. Ndoshta në këtë mënyrë do të përmirësohet statusi ndërkombëtar i Kosovës, nëse pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Maliqi në një bisedë për mediat serbe.

Sipas tij, është më e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e rëndësishme që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe, që është një prelud i paktit të NATO-s. Duhet të plotësohen shumë kushte për anëtarësim në NATO, Ushtria e Kosovës gradualisht po ndërtohet dhe deri në vitin 2028 do të përmirësohet edhe më shumë. Ky është një proces që nuk mund të ndalet, por mund të pengohet paksa. Nuk besoj se mund të hapen kundërmasa të rrezikshme nga Serbia apo Rusia”, ka theksuar Maliqi.

(Kosova Sot Online)