Krasniqi: Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës hap i duhur, do ta mbështesim në të gjithë hapat këtë proces

  • E.K /
  • 12 May 2022 - 15:47
Krasniqi: Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës hap i duhur, do ta mbështesim në të gjithë hapat këtë proces

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka quajtur hap të duhur alikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Krasniqi ka thënë se si opozitë do ta mbështesin në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar sot zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në KE. Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi nga kabineti i saj.

(Kosova Sot Online)