Nëna nga Drenasi raportoi se ia kanë rrëmbyer djalin, Policia ia arreston pasi kishte inskenuar rastin

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 09:17
Nëna nga Drenasi raportoi se ia kanë rrëmbyer djalin, Policia ia arreston pasi kishte inskenuar rastin

Një grua nga fshati Nekoc i Drenasit ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë rrëmbyer djalin.

Policia e ka gjetur të njëjtin dhe e ka arrestuar nën dyshimin se e ka inskenuar rastin.

“Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.05.2022 – 19:42. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë rrëmbyer djali e saj. Njësia përkatëse policor pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimë dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)