Vettingu, mundësia e vetme për ta pastruar drejtësinë e okupuar në bashkëjetesë me krimin e organizuar

Vettingu, mundësia e vetme për ta pastruar drejtësinë e okupuar në bashkëjetesë me krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 13 May 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani kur pritet miratimi i ligjit te Vettingut për të cilin ligj kemi vlerësime se do i kontribuon spastrimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, e sidomos të institucioneve të drejtësisë, me jetësimin e këtij ligji do të fillojnë të jetësohen të gjitha ligjet pozitive të shtetit dhe luftimi i të gjitha të këqijave në të gjitha institucionet, prandaj për çdo zyrtare të institucioneve të shtetit tonë një situatë e re e ballafaqimit me shtetin ë se drejtës.

-Gjithsesi që Ligji Vetting do të jetë do ta ketë në prioritet hetimin e prejardhjes së pasurisë së Prokurorëve dhe gjyqtarëve, të krijuar kundërligjshëm duke bashkëjetuar dhe bashkëvepruar me krimin e organizuar, prandaj kjo do të jetë goditja kryesore e zbatimit të ligjit Veting edhe në Kosovë, ngjashëm siç po ndodhë në Shqipëri, ndonëse me vështirësi, por rezultatet janë evidente dhe po vazhdojnë të rezultojnë dita ditë. Rasti më i freskët në Shqipëri i goditjes nga Vettingu është shkarkimi i prokurorit Emror Kasaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2010-2016 tek Prokurori I Gjirokastrës Emror Kësaj rezulton me balancë negative në vlerën e 31 milionë lekëve.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar fillimisht përshtatshmërinë e prokurorit Kasaj për të vazhduar detyrën. Pas përditësimit të raportit janë referuar informacione për përfshirjen e tij në korrupsion pasiv dhe për ndikim të paligjshëm në një proces penal. Modeli i tillë i hetimit dhe krahasimit të prejardhjes së pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës, në bazë të punës që ata kanë kryer dhe të ardhurave legale e ligjore, do të jetë një goditje e madhe, dhe mjeti më efikas për ta dëshmuar katërçipërisht lidhjen prej dy dekadash me krimin e organizuar të shumicës prej tyre. Sipas raportimeve ne media, Prokurori Emror Kasaj u përball me Vettingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional. Ai kishte nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore.

Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, kurse ballafaqimi me Vettingun ka rezultuar negative për vazhdimin e karrierës së tij në këtë profesion. Edhe rezistenca e deritashme e kupolave të KGJK-s dhe KPK-së ndaj ligjit Vetting ndërlidhet pikërisht nga frika e zbardhjes së lidhjes së tyre prej dy dekadash me krimin e organizuar, lidhje e cila ju ka ndihmuar për të qenë të pa prekshëm në abuzim me ligjin por ndihmesë kryesore për tu pasuruar.

Tani kur Kosova pas kaq vitesh, që nga paslufta e deri më sot, është katandisur në krime, shkaku Vettingu është mjeti kryesor që drejtësia e kapur të spastrohet nga ato veprime kriminale të deritashme, prandaj është e domosdoshme që të miratohet ligji i Vettingut i cili besohet se do ti spastroj të gjitha institucionet e shtetit tonë, e sidomos ato të drejtësisë. Një spastrim i tillë me këtë ligj të Vettingut të mirëpritur, edhe Kosovës tani do i hapen rrugët drejtë BE-së, dhe do ta afirmoj Kosovën si shtet ligjor në hap me kohën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".