Bekë Berisha: Projektligji i diskriminon veteranët nga rritja e pensionit, AAK s’i jep votat

  • E.K /
  • 13 May 2022 - 12:30
Bekë Berisha: Projektligji i diskriminon veteranët nga rritja e pensionit, AAK s’i jep votat

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se projektligji i qeverisë që është sjellë në Kuvend për ndryshimin e ligjeve që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale i diskriminon veteranët e luftës.

Berisha tha në Kuvend se projektligji i largon veteranët nga rritja e pensionit të tyre.

“Projektligji që e keni sjellë ju parasheh që të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre  do të thotë përveç veteranëve, do të thotë ata së pari. Veteranët nuk e kanë pensionin si shpërblim por burim të ekzistencës, pra nëse e marrin këtë pension nuk mund të punojnë diku tjetër që edhe kjo është diskriminim”, tha Berisha.

Ai shtoi se AAK-ja nuk e voton projektligjin derisa të ndryshohet neni për pensionet e veteranëve.

“Ne e shohim këtë casje si diskriminuese ndaj kësaj kategorie që i dhanë gjymtyrët për vendin, andaj kërkojmë që ky nen diskriminues të largohet në mënyrë që pensionet e tyre të jenë në vijë me pagën minimale ashtu sic është e paraparë me ligj. Këtu në Kuvend kjo kategori duhet të respektohet përndryshe ne jemi kundër këtij projektligji, pra nuk do ta votojmë derisa të ndryshohet”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)