Ambasadori britanik mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës

  • A.P /
  • 13 May 2022 - 20:10
Ambasadori britanik mirëpret aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.

Abbott ka thënë se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”, ka shkruar ambasadori britanik.

Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropian dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)