Istog: Babai i detyron tre fëmijët e tij që të kërkojnë lëmosh

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 09:46
Istog: Babai i detyron tre fëmijët e tij që të kërkojnë lëmosh

Një person është intervistuar pasi që i njëjti i ka detyruar tre fëmijët e tij (të mitur) të dalin rrugëve dhe të kërkojnë lëmosh.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00  – 14:00, në Istog.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti i ka detyruar tre fëmijët e tij ( të mitur)  të  dalin rrugëve dhe të kërkojnë lëmoshë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)