Mitrovicë: Derisa ishte në veturë, dikush e gjuan me armë

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 10:05
Mitrovicë: Derisa ishte në veturë, dikush e gjuan me armë

Në qytetin e Mitrovicës disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli derisa ky i fundit ishte në veturën e tij, bëhet e ditur në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

Vetura e viktimës ka pësuar dëme materiale, ndërsa vet viktima nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe një predhë e plumbit.

Ky rast është proceduar për hetim të mëtutjeshëm.

Rr. tek Kampi Danez, Mitrovicë 13.05.2022-20:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në veturë. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një fishekë dhe një predhë plumbi, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)