Kryediplomati shqiptar i gëzohet mbështetjes së Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

  • E.K /
  • 14 maj 2022 - 12:21
Kryediplomati shqiptar i gëzohet mbështetjes së Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Pas dorëzimit të kërkesës zyrtarisht nga Kosova për anëtarësim në Këshill të Europës, kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, i është gëzuar mbështetjes së parezervë të Gjermanisë për Kosovën në këtë proces.

Ai ka shpërndarë fjalët e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova është zemra e Europës dhe i përket Këshillit të Europës, duke shkruar se nga anëtarësimi i Kosovës në KE përfitojnë të gjithë qytetarët e saj, si dhe në veçanti minoritetet.  

“Mbështetje pa mëdyshje e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do të sigurojë zbatim më të mirë të ligjit për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj, do të forcojë mbrojtjen e pakicave”, ka shkruar Bushati.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare që të mobilizohen për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës, duke thënë se duhet bërë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.

Mesazhin e Sarrazit për mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme e ka shpërndarë edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila e falënderoi në gjuhën gjermane.

(Kosova Sot Online)