
Lexoni edhe:
Më i rrezikshëm se kolesterina dhe sheqeri: Ky acid shkatërron në heshtje organet
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se AAK-ja është kundër nenit të projektligjit për pagën minimale i cili parasheh heqjen e veteranëve nga rritja e pensionit të tyre.
Në një konferencë për medie, Berisha thotë se ky veprim i Qeverisë është i gabuar teksa flet edhe për dy porosi, që sipas tij nuk janë të favorshme për vendin tonë.
Më i rrezikshëm se kolesterina dhe sheqeri: Ky acid shkatërron në heshtje organetLexoni edhe:
Berisha në fund thotë se, veteranët duhet të kenë pagën si të gjitha kategoritë tjera dhe nuk do të ketë mbështetje deri sa të ndodh një gjë e tillë.
“Me veprimin e fundit që është bërë ndaj veteranëve, Qeveria e Kosovës i ka dërguar dy porosi të cilat janë të gabueshme dhe të këqija. E para është se ju ka thënë gjeneratave të reja se kushdo që lufton për liri, shteti ia kthen-do të thotë i përjashton nga paga. Ndërsa porosia e dytë, i thotë armikut tonë ata të cilët luftojnë për liri, merremi ne me ta. Ky është gabim shumë i madh dhe me këtë nuk pajtohem. Këto kategori duhet të respektohen, veçanarisht veteranët dhe duhet të kenë pagën si të gjitha kategoritë e tjera”, tha ai.
(Kosova Sot Online)