KRU "Hidromorava" njoftim me rëndësi për konsumatorët

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 15:39
KRU

KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan ka njoftuar konsumatorët se janë detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë nga FPU Përlepnicë dhe "Guri i Hoxhës", ku mbi 65% e konsumatorëve në zonën e shërbimit të Gjilanit kanë mbetur pa ujë.

Sipas njoftimit ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar dhe sipas planifikimeve shpresojmë që brenda ditës të rikthehet furnizimi me ujë.

(Kosova Sot Online)