Shi i madh në këtë qytet të Kosovës, vërshohen rrugët

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 15:49
Shi i madh në këtë qytet të Kosovës, vërshohen rrugët

Edhe pse kjo javë u karakterizua me temperatura më të larta në Kosovë, si duket fundi i saj nuk do të jetë i njëjtë ne disa qytete.

Kjo pasi në Klinë të shtunën ka rënë një shi i madh.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale nga banorët e këtij qyteti shihet se uji  ka mbuluar rrugët, por nuk raportohet për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)