Aksidentet në trafik, për 3 ditë për Emergjencë u bënë 58 persona

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 13:24
Aksidentet në trafik, për 3 ditë për Emergjencë u bënë 58 persona

Nga lëndimet e marra në aksidente trafiku, 58 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë tri ditëve të fundit.

“Përveç tyre, tretman mjekësor aty morën edhe 719 pacientë tjerë, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore.

Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), u trajtuan 175 pacientë, ndërsa kishte 129 raste kirurgjike dhe 213 raste internistike”, thuhet tutje në njoftimin e SHKUK-së.

(Kosova Sot Online)