E rëndë: Gruaja në Suharekë tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur në bunar

  • G.G /
  • 16 May 2022 - 14:10
E rëndë: Gruaja në Suharekë tenton t’i jap fund jetës duke u hedhur në bunar

Sot, në orët e mëngjesit, një grua në fshatin Gjinoc të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima e moshës 68-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur në bunarin e shtëpisë.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima është dërguar aty për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka dalë në vendin ku ka ndodhur ngjarja për të mbledhur informata për motivet që e shtynë gruan të tentojë ta vras veten.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se të gjitha njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)