“Ukshin Hoti, bëji gati teshat, se do të lirohesh…”

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 20:27
“Ukshin Hoti, bëji gati teshat, se do të lirohesh…”

“Ukshin Hoti, bëji gati teshat, se do të lirohesh…”

Kjo ishte fjalia e fundit që gardiani i burgut ia kishte thënë Ukshin Hotit. Prej atëherë, Ukshin Hotin nuk e pamë më kurrë!

Sot, bëhen 23 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Porfesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi parreshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.

Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.

Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi.

(Kosova Sot Online)