Dita e dhjetë e Kurtit në SHBA, ku është sot Kryeministri sipas Zyrës së tij

  • E.K /
  • 16 May 2022 - 14:55
Dita e dhjetë e Kurtit në SHBA, ku është sot Kryeministri sipas Zyrës së tij

Fiks para dhjetë ditësh Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Amerikës. Shefi i qeverisë e ka përmendur edhe vetë në një nga deklarimet se kjo është vizita me e gjatë që një kryeministër vendi e ka bërë ndonjëherë në në SHBA.

 Vizitën e tij e ka filluar nga Washingtoni me zyrtarë të MCC për të shkuar në Kaliforni e Texas ku qëndruar në korporata të mëdha.

Sipas një njoftimi për media të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dje ka qëndruar në shtetin e Illinois, në Chicago, ku ka takuar bashkëatdhetarë atje. Pas Illinois, Kurti ka udhëtur në shtetin e Michigan.

Në bazë të njoftimit, Kurti do t’i ketë edhe tri vizita në ditët në vijim, Washington D.C.,  Massachusetts e New York.

“Kryeministri Kurti deri tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Washington D.C, California, Texas, Iowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Michigan, për të vazhduar pastaj në  Washington D.C.,  Massachusetts e New York” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)