Nesër mbyllet njëri shirit rrugor

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 20:34
Nesër mbyllet njëri shirit rrugor

Nesër më 17 maj, duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, për shkak të punimeve në rrugë, do të bëhet mbyllja e njërit shirit të komunikacionit.

Nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku e deri te kryqëzimi me rrethrrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj, do të ketë bllokim të rrugës deri në përfundim të punimeve.

“Nesër më datë 17.05.2022, shkak i punimeve në rrugë, duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në implementimin e projektit ‘’Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”, projekt i komunës së Ferizajt, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit, konkretisht segmenti, prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth rrotullimin, te stacioni policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë së Ferizajt.

Komunikacioni në këtë pjesë të rrugës do të zhvillohet në një drejtim.

“Apelojmë te qytetarët, shoferët a automjeteve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj”.

(Kosova Sot Online)