Në Beograd thonë se po marrin kërcënime për bomba në ura, në shkolla dhe në stadium

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 18:28
Në Beograd thonë se po marrin kërcënime për bomba në ura, në shkolla dhe në stadium

Ministria e Brendshme në Serbi i ka thënë EuroNeës-it se sot janë pranuar kërcënime për bombardim të urave dhe të Muzeut Kombëtar

Agjencia e lajmeve “Beta” më herët ka raportuar më herët se në adresë të stadiumit në Beograd ka shkuar një kërcënim për bombë. Aty sot planifikohet të luhet ndeshja mes dy ekipeve serbe të Super Ligës atje.

Nga Serbia është raportuar për dhjetëra kërcënime të tjera për sulme me bombë. Të hënën është thënë se janë instaluar mjetë eksplozive në Ujësjellësin e Beogradit. Autoritetet serbe kanë njoftuar se vazhdon furnizimi i rregullt me ujë dhe se janë marrë masat e sigurisë.

Siç raporton e përditshmja Danas, nënkryetari i Beogradit, Goran Vesiq, ka thënë se ka përpjekje që të destabilizohet jeta normale në Serbi dhe në Beograd “nga një armik i panjohur” dhe se ka përpjekje për ta penguar Serbinë për të marrë vendimet që ajo do në të ardhmen.

“Qytetarët e Beogradit nuk duhet të shqetësohen sepse “Vodovod” do të sigurojë furnizimin me ujë, pa pengesa. Është më shumë se e qartë se shteti, po ashtu edhe qyteti, është nën një sulm të organizuar kibernetik nga një armik i panjohur, qëllimi i të cilit është të pengojë jetën normale në Serbi dhe në Beograd dhe, po ashtu, të na pengoj nga marrja e vendimeve të lira dhe të pavarur për të ardhmen tonë”, citohet të ketë thënë Vesiq.

Në Beograd është raportuar se kërcënime për bomba kanë marrë edhe shkollat, por në një numër të madh të tyre ato kanë dalë mesazhe të rreme.

(Kosova Sot Online)