Presidenti kroat flet për Kosovën pasi Kroacia do të nis një kontingjent ushtarësh

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 19:25
Presidenti kroat flet për Kosovën pasi Kroacia do të nis një kontingjent ushtarësh

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.

Ai tha se veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.

Përveç presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.

Misioni paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.

(Kosova Sot Online)