Kryeministrja e Suedisë: Nuk duam armë bërthamore në territorin tonë

  • A.P /
  • 16 May 2022 - 20:00
Kryeministrja e Suedisë: Nuk duam armë bërthamore në territorin tonë

Pak momente më parë, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Gjatë fjalës së saj në konferencën për shtyp në Stokholm, Andersson është shprehur se Evropa dhe Suedia po jetojnë tani një realitet të ri dhe të rrezikshëm. Megjithatë, ajo ka thënë se Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO’s apo armë bërthamore në territorin e saj nëse anëtarësimi i saj miratohet.

“Ne po largohemi nga një epokë dhe po fillojmë një tjetër,” tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë konferencës për shtyp pasi njoftoi se vendi do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO’n.

Sjellim në vëmendje se Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për të paraqitur së bashku aplikimet e tyre në NATO.

(Kosova Sot Online)