Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 08:21
Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 17 maj 2022:

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

– Mbahet konferenca e parë e përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

– Mbahet takimi i 215-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

– Ministri Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit, do të mbajë konferencë për media, në lidhje me rrjedhshmërinë dhe realizimin e punëve të realizuara të Rehabilitimit Gjeneral dhe Modernizimit të linjës Hekurudhore. (Stacioni Hekurudhor Miradi – 2km nga Fushë Kosova, ora 10:00)

– Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore organizon konferencën me temë “Personat LGBTI dhe Politika”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon festën tradicionale “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Karagaq” në Pejë, ora 12:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

– Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

– Kosovo 2.0 organizon diskutimin për  karakteristikat e lumit Vjosa, si dhe aktivizmin e ngjashëm mjedisor kundër digave të vogla hidroenergjetike në Kosovë dhe në rajon. (Objekti i Kosovo 2.0 (Hub 2.0, ora 17:30)

– Edicioni i dytë i Max fest do të përmbyllet me një mega koncert. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 19:00).

(Kosova Sot Online)