U martuan në luftë, bombardimet ruse ia vrasin burrin ukrainases pas tri ditësh

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 08:39
U martuan në luftë, bombardimet ruse ia vrasin burrin ukrainases pas tri ditësh

Kjo është historia e radhës e trishtueshme që vjen nga fronti i luftës në Ukrainë.

Valery Karpylenkos ishte një pjesëtare e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Më 5 maj, gruaja u martua me shokun e saj ushtarak Andriy, në fabrikën e çelikut Azovstal, një simbol i qëndresës ukrainase, por më 8 ai vdiq nga bombardimet ruse.

“Ti do të jesh dashuria ime për gjithë përjetësinë, unë kam zemrën tënde”, shkruan Valery në rrjetet sociale.

Në orët e fundit beteja për Azovstolin pothuajse ka përfunduar, pas evakuimit të të plagosurve dhe urdhrit të shtabit të ushtrisë për largimin e të gjithë luftëtarëve, duke ia lënë kontrollin e qytetit në dorë të rusëve./A2CNN

(Kosova Sot Online)