Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 10:04
Shkrumbohet nga flakët makina në Vlorë

Është shkrumbuar plotësisht nga flakët një automjet tip “Mercedes-Benz”, gjatë natës së djeshme në lagjen “Hajro Çakërri”të qytetit të Vlorës.

Makina rezulton të jetë në pronësi të një shtetasi 58-vjeçar me inicialet R.I. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(Kosova Sot Online)