Oda Amerikane e Tregtisë në Beograd: Hill përkrah iniciativat si “Open Balkan’

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:10
Oda Amerikane e Tregtisë në Beograd: Hill përkrah iniciativat si “Open Balkan’

Oda Amerikane e Tregtisë në Serbi përmes një komunikate për media ka njoftuar për një organizim ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Christopher Hill, e ku është biseduar për zhvillimin ekonomik me biznesmenë të ndryshëm.

Siç thuhet në njoftimin e Odës Amerikane të Tregtisë në Serbi, drejtuesi i kësaj organizate, Stefan Lazareviq dhe ambasadori Hill kanë thënë se “SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë e Serbisë në të gjitha proceset e rëndësishme reformuese që përmirësojnë edhe më tej mjedisin për biznes”, shkruan N1

Sic kanë theksuar në njoftim nga Oda Amerikane e Tregtisë, Hill ka folur për investimet amerikane në Serbi.

“Serbia është kthyer në një destinacion kyç investimi në Evropë. Kompanitë amerikane kanë investuar më shumë se katër miliardë dollarë në Serbi dhe punësojnë më shumë se 20,000 punëtorë. Ka potencial të madh për rritje të mëtejshme”, citohet të ketë thënë Hill.

Në komunikatën e OAT-së në Serbi kanë thënë se Lazareviq dhe Hill kanë dhënë përkrahje për bashkëpunimin ekonomik rajonal përmes nismave si “Ballkani i Hapur” që “ synon reduktimin e barrierave për tregtinë dhe udhëtimin midis vendeve në rajon”.

(Kosova Sot Online)