Rusia: Nuk do të ketë bisedime me Ukrainën

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:12
Rusia: Nuk do të ketë bisedime me Ukrainën

Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan BBC.

“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, u tha ai gazetarëve.

Rudenko shtoi se Kyivi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë – dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”.

(Kosova Sot Online)