Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole e bën një gafë

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:25
Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole e bën një gafë

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka ngatërruar udheheqesin e zyrës së sekretarit për bashkepunim në Shqiperi me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një fotografi të tij me një zyrtar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa Nexhmedin Spahiu ka nxituar t’i kapet ministrit për flamurin kuq e zi në sfond.

“Ministër a paske takuar ndonjë kryetar komune të Shqipërisë a? Çfarë është ky disrespekt I ligjit për simbolet? Nëse nuk mundesh me I deturu kryetarët e komunave me e respektu ligjin, më e pakta që mundesh me ba është të mos fotografohesh me ta”, ka shkruar Spahiu.

Image

Krasniqi replikoi duke i treguar se në foto nuk është ndonjë kryetar komune në Kosovë.

“I nderuar Nexhmedin, kjo foto është bërë në një zyre në Kryeministrin e Shqipërisë me udhëheqësin e zyrës së sekretariatit të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”, i shkroi ministri.

“Elbert Krasniqi kërkoj falje. Mendova se ishte Shpejtim Bulliqi”, ia ktheu Spahiu.

Nexhmedin Spahiu është shumë i vëmendshëm në respektimin e ligjit për simbole nga ana e pushtetarëve të rinj. Ai e thekson vazhdimisht se në zyrat e institucioneve të vendit duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës.


(Kosova Sot Online)