Nënkryetari i Prishtinës ka një njoftim për banorët e “Muharrem Fejzës”

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:29
Nënkryetari i Prishtinës ka një njoftim për banorët e “Muharrem Fejzës”

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të asfaltohet faza e fundit e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Zogaj ka thënë se ditën e premte dhe të shtune do të ketë kufizim të lëvizjes së makinave nga ora 06:00 deri në ora 18:00

“Jemi vënë në kapacitete të plota, për fazën e fundit të asfaltimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Ju njoftoj, se segmenti i rrugës.’Muharrem Fejza’ dhe rrugët tjera lidhëse nga rrethrrotullimi i rrugës ‘B’, në drejtim të lagjes ‘Mati’, më konkretisht deri tek rruga ‘Ibrahim Oruçi’, do të mbyllen për një kohë të shkurtër.  Të enjtën më. 19.05.2022, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse, dhe rruga. ‘Muharrem Fejza’ është e lirë për qarkullim.  Ndërsa lëvizja e makinave do të kufizohet; E premte 20.05.2022, 06:00 – 18:00 E shtune 21.05.2022, 08:00 – 18:00”, ka shkruar Zogaj.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e zonës që gjatë punimeve t’I lirojnë trotuaret.

“Trotuaret e lira natyrisht pa makina është motoja jonë gjatë punimeve dhe gjatë gjithë kohës. Andaj bashkëqytetar, banorë të kësaj zone, kërkoj mirëkuptimin tuaj, për Prishtinën Praktike”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)