Afera e ambasadorit Martin Berishaj më në fund edhe në mediat kroate

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 16:44
Afera e ambasadorit Martin Berishaj më në fund edhe në mediat kroate

Ka kohë që mediat në slloveni kanë vluar me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, meqë përflitej se diplomati kosovar dyshohej si i përfshirë në një skandal të shpërlajrjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.

Siç raportonin mediat në Slloveni, Berishaj dyshohej se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.

Këto raportime për ambasadorin Berishaj tek tash po jepen edhe nga mediat në Kroaci. Për aferën sot ka shkruar mediumi kroat “24sata.hr”.

“Një skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për shpërlarje parash”, është titulli i mediumit kroat.

Vetë ambasadori Berishaj ka mohuar gjithçka, ndërkohë Prokuroria e Malit të Zi ka konfirmuar se kanë kryer hetime lidhur me rastin dhe sipas rezultateve preliminare ka rezultuar se s’ka bazë për ndjekje penale.

Gjithashtu nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë thënë se lidhur me transaksionet e parave nga GEN-i në llogari të firmës së Martin Berishajt nuk është gjetur asnjë parregullsi.

(Kosova Sot Online)