Lame: Gjykata Speciale po bën luftë kundër shqiptarëve

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 18:02
 Lame: Gjykata Speciale po bën luftë kundër shqiptarëve

Ish-gjenerali i UÇK-së, Kudusi Lame nuk është përmbajtur ndaj Prokurorisë së Specializuar dhe Gjykatës Speciale në Hagë.

Lame tha  se nuk i intereson se çfarë do të vendosë Specialja për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ai tha se procesi paragjyqësor e gjyqësor ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është “luftë kundër shqiptarëve”.

“Ata nuk shkuan t’i grabisin në kasafortat e Prokurorisë, ata i gjetën në trotuar”, tha Lame për krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ai pati disa fjalë edhe për prokurorin e Speciales.

“Ai sështë prokuror. Ai është mafioz, kriminel”, tha Lame.

“Nëse Prokuroria do ta kishte arrestuar dorasin, transportuesin, jam dakord”, tha ai.

(Kosova Sot Online)